
Ne jemi një ekip i dedikuar që punon me pasion për të krijuar përmbajtje të rëndësishme dhe të përshtatshme për nevojat e klientëve tanë.
Spikat lindi nga dëshira për të ndihmuar individët dhe bizneset që të pasqyrojnë punën apo idetë e tyre
me anë të një web faqeje apo platforme në mënyrë sa më kreative dhe efektive.
Të spikasësh do të thotë të biesh në sy sepse ke diçka që të bën më të dukshëm, më të veçantë apo më të dallueshëm se të tjerët.
Ne besojmë se çdo biznes apo individ ka diçka unike për të ofruar dhe ne jemi këtu për t'i ndihmuar ata të spikasin në botën online.
TopInvestmentTopInvestment është një platformë e pasurive të paluajtshme (real estate) ku përdoruesit mund të eksplorojnë dhe kërkojnë prona për shitje e qira. Pas saj qëndron një sistem i plotë menaxhimi që mundëson administrimin e listimeve, klientëve dhe kërkesave në mënyrë të centralizuar.
Motoverse është një marketplace inovativ që synon të krijojë një univers virtual për entuziastët e motorrave. Platforma mundëson që përdoruesit të eksplorojnë, ndërveprojnë dhe të krijojnë listime produktesh apo motorrash të ndryshëm.
Agility Group Albania është një kompani rekrutimi, operuese në tregun vendas prej 5 vitesh si eksperte të punësimit, duke i ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare në mbarë vendin.
TrainerFitAl është një platformë që synon të ofrojë shërbime të personalizuara për trajnime fizike dhe fitnesi në Shqipëri.
AeroAlb është një blog rreth aviacionit shqiptar, ku shpërndahen informacionet më të fundit rreth aeroportit të Tiranës, Prishtinës dhe së shpejti rreth aeroportit ndërkombëtar të Kukësit dhe të Vlorës.

Eshtë e vërtetë, ka shumë kompani të tjera në fushën e dizajnit të web-it. Përse ne? Sepse funksionon. Sepse ne jemi formuluar për t'iu përshtatur nevojave tuaja.
Sekreti ynë i veçantë: përshtatja dhe të menduarit jashtë kornizave.
Katër hapa të thjeshtë nga ideja te produkti final.
Plotëso formularin me llojin e projektit, buxhetin dhe çfarë ke në mendje.
Takohemi, diskutojmë idenë dhe përgatisim një plan e ofertë të qartë.
Dizajnojmë dhe zhvillojmë projektin duke të mbajtur të përditësuar në çdo hap.
E nisim projektin online dhe të qëndrojmë pranë edhe pas publikimit.
Hapi i fundit — trego çfarë të nevojitet dhe të kontaktojmë brenda pak ditësh.
